Dreka e fundvitit bëri bashkë demokratët, deputet i PD zbulon diskutimet në tryezë: – Pati bisedime për bashkimin e partisë
29 Dhjetor 2022
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka folur në lidhje me drekën e fundvitit që bëri bashkë një ditë më parë demokratët e dy kampeve politike.
Ai u shpreh në një intervistë në News 24, se në takim ka pasur diskutime për bashkimin e PD, duke e cilësuar këtë si diçka normale.
“Të jesh në një drekë së bashku me kolegë është krejt normale dhe e konsideroj diçka të dobishme, aq më pak në një drekë punë ku feston dhe diskuton.
Pati diskutime për bashkimin e Partisë Demokratike, jo në prizmin e diskutimeve formale, por në prizmin e diskutimeve dashamirëse mes kolegëve. Kur mblidhesh në atë mënyrë nuk mund të mungojnë diskutime të tilla. Personalisht në filozofinë time e shoh si diçka krejt normale, ishte një mbledhje miqësore. Pra unë e konsideroj si diçka pozitive
Unë nuk kam kërkuar shpjegim për mungesën e Alibeajt, nuk u përmend as u diskutua diçka e tillë, të gjithë kanë impenjimet dhe dëshirat e tij. Unë kam marrë një fetës nga zoti Bardh Spahia për të qenë me disa aktivistë të PD-së”, tha ai.
Gazeta Panorama