16 Janar 2024

Presidenti më i dobët në Shqipëri është Bajram Begaj, sipas analistit Dritan Hila, i cili tha në studion e emisionit ‘Open’ se nuk ka parë ndonjë kre tjetër shteti që të mos kthejë asnjë ligj në Kuvend.

“Unë mendoj se është ndër Presidentët më të dobët të kësaj periudhe. Ky nuk ka kthyer ndonjë ligj. Edhe Nishani që vinte nga Partia Demokratike kthente ligje. Sa i përket vajtjes në Parlament dhe refuzimit, mendoj se PD nuk duhet ta kishte ndaluar. Nëse thua se është dora e Edi Ramës e diskretiton aty në vend”, tha Hila.

Analisti Arion Sulo e mbështeti duke thënë se flaka t’i vihet vendit, ai nuk bëhet kurrë sepse është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama.

“Si shkon presidenti aty ku këta kanë tre muaj që thonë nuk ka një Parlament. Nuk duhet të shkonte fare në këtë situatë, sepse vetëm do ta ndizte situatën dhe ky është plani i Edi Ramës dhe e ka ftuar dhe përdorur atë. Nuk ka faj ky. Nuk bëhet se e ka zgjedhur Rama të dobët. Nuk bëhet kurrë! Flaka t’i vihet këtij vendi, nuk bëhet ky. Po nuk i fishkëlleu Rama nuk del ai”, tha Sulo.

Gazeta Panorama