Droge nga Shqiperia per plazhet e Dubrovnikut.-
Era e fortë ka nxjerrë pako marijuane në portin e Dubrovnikut, në Kroaci.
Policia lokale ka patrulluar menjëherë zonën detare duke mbledhur pakot për të mos përfunduar në duart e gabuara.
Sipas autoriteteve, është pothuajse e sigurt që droga është hedhur në det nga ndonjë motoskaf që bën trafiqe midis Malit të Zi dhe Italisë.
Ka mundësi që për t’i shpëtuar kontrollit ata e kanë hedhur ngarkesën, sasia e plotë e së cilës nuk është bërë e ditur. Më pas, shiroku dhe dallgët e detit e kanë nxjerrë atë në bregun dalmat.
Nuk është hera e parë që deti nxjerr drogë në bregun e Dalmacisë jugore. Këtë herë “e veçanta” është që marijuana iu është bashkuar tonelatave të plehrave shqiptare të çuara në veri të Adriatikut nga rrymat detare, një problem shumëvjeçar tashmë sa herë që fryn erë nga jugu.
lindja. Kur ndodh, qese e shishe plastike, degë e trungje pemësh, karkasa kafshës dhe plehra të tjera shtrihen me kilometra gjatë plazheve e porteve, duke krijuar një spektakël të trishtueshëm.
Mbi shumë prej plehrave, si qese e shishe, ka fjalë në shqip, çka sqaron origjinën e problemit që nuk po zgjidhet as me takime të nivelit të lartë midis Kroacisë e Shqipërisë.
Pak javë më parë, gjatë një takimi në Zagreb, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovi?, i kërkoi Presidentit shqiptar Ilir Meta marrjen e masave parandaluese, duke vënë në dukje që deti Adriatik është një pasuri e përbashkët që duhet mbrojtur.
Edhe në takimin e mbajtur në Tiranë midis ministrave të jashtëm, Marija Pejcinovi? Buri? e Ditmir Bushati, u diskutua për tonelatat e plehrave shqiptare që po ndotin bregun e Dubrovnikut por edhe ishujt.