Droni nxjerr zbuluar tepelenasin, kishte hequr çatinë për të mbjellë hashash

 27 GUSHT 2020

Një 50-vjeçar nga Memaliaj ka harruar që teknologjia ka përparuar.  Mësohet se gjatë kontrollit nga ajri në Memaliaj policia ka pikasur një shtëpi që i është hequr çatia, brenda së cilës kultivohej kanabis.

Policia e Tepelenës njofton se ka arrestuar për kultimim narkotikësh shtetasin Pajtim Baka, pronarin e banesës në fjalë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Memaliaj, në një banesë të pabanuar, në pronësi të shtetasit P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj ndaluan 50-vjeçarin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

GAZETA SHQIP