“Duam gra për komandantët”. – Talebanët me plan shokues pas pushtimit të Afganistanit, zbardhet urdhri që është dhënë për femrat beqare nga 12-45 vjeç
“Duam gra për komandantët”. – Talebanët me plan shokues pas pushtimit të Afganistanit, zbardhet urdhri që është dhënë për femrat beqare nga 12-45 vjeç
17 GUSHT 2021
Talebanët kanë marrë tashmë në dorë Afganistanin dhe sipas Dailymail po planifikojnë rrëmbimin e vajzave të pamartuara nga mosha 12-vjeç deri në moshën 45-vjeç për t’i bërë skllevërit e tyre seksual.
Komandantët xhihadistë thuhet se po urdhërojnë imamët në zonat që kanë kapur që t’iu sjellin atyre lista të grave të pamartuara të moshës 12 deri në 45 vjeç që ushtarët e tyre të martohen.
Ata i konsiderojnë gratë dhe vajzat e reja si plaçkë lufte dhe si të tilla sipas tyre duhet të ndahen mes fitimtarëve.
Strehimi i afganëve në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë ministres Olta Xhaçka, ja çfarë pritet të ndodhë sot
Finalizohet operacioni ‘Çairet’/ Policia e Vlorës zbulon ‘shtëpinë e barit’, vihen në pranga 2 zyrtarë dhe shpallen në kërkim 3 persona të tjerë (DETAJE)
E operuan me urgjencë, mjekët befasohen nga ‘thesari’ që gjejnë brenda barkut të breshkës gjigande
Ndërkohë që gratë në Afganistan kanë deklaruar se janë të frikësuara për jetën e tyre, pas pushimit nga talebanët.
Më parë është raportuar se luftëtarët talebanë vranë një grua të veshur me ‘rroba të ngushta” dhe në disa zona gratë nuk mund të largohen nga shtëpia pa një figurë burri që i shoqëron.
Gazeta Sot