22 Gusht 2024

Opozita po shqyrton mundësinë për nisjen e protestave pa kthim  dhe kryerjen e akteve të mosbindjes civile deri në përmbushje të kushtit të saj për krijmin e qeverisë teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Në një intervistë për një emision televiziv, nenkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha se koha e këtij aksioni politik mund të jetë pas muajit shtator.

Boçi tha se shtatori do të jetë muaji i finalizimit të percaktimit të drejtuesve politik në qarqe.

Me herët Luçiano Boçi është prezantuar si drejtues politik i qarkut të Shkodrës dhe Salianji si i qarkut të Elbasanit.

Ende PD nuk ka bërë të ditur drejtuesit e tjerë të qarqeve, por ajo që dihet me siguri është se jo vetëm mbështetesit e Berishës, por edhe të Gazment Bardhit, do të jenë në këto pozicione, për të udhëhequr fushatën si edhe listën e deputetëve në qarqet ku do të caktohen.

Boçi tha se PD është e hapur për bashkim edhe me ato parti që sikundër thotë i kanë bërë opozitës.