“Duam ujë” ndërpritet Maratona e Tiranës, Veliajt i del situata jashtë kontrollit. –
“Duam ujë” ndërpritet Maratona e Tiranës, Veliajt i del situata jashtë kontrollit. –
Nga: Fast News
13 tetor 2019
Ashtu si çdo vit, edhe ditën e sotme është organizuar eventi sportiv i Maratonës së Tiranës.
Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili gjithnjë preferon që ta mbajë situatën nën kontroll sa herë që organizohen evente të tilla në kryeqytet.
Gjatë kohës që Veliaj mbante fjalimin ka ndodhur dhe një incident që ka ndërprerë Maratonën për çaste.
“Duam ujë, vrapo për ujë” ishin thirrjet që një grup të rinjsh kanë brohoritur së bashku në grup.
Veliaj është përpjekur të anashkalojë këto thirrje duke vijuar me fjalën e tij por duket se ky ishte një moment që i ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Në videon e mëposhtme tregohet qartë ajo që ka ndodhur: