Duartrokitje nga ballkonet në mesnatë. Hapet pas 262 ditësh qyteti më i karantinuar në botë: Banorët e Melburnit qëndronin mbyllur prej marsit 2020

23 tetor 2021

Duartrokitje nga ballkonet në mesnatë, hapet pas 262 ditësh qyteti më i karantinuar në botë: Banorët e Melburnit qëndronin mbyllur prej marsit 2020

Banorët e Melburnit kanë shijuar pub-et dhe restorantet ditën e Premte, pasi qyteti më i mbyllur në botë nga pandemia ka hequr masat e fundit të karantinës, që synonin të luftonin variantin Delta të covid.

Qyteti i dytë më i madh i Australisë ka kaluar 262 ditë, apo thuajse 9 muaj, në kufizime gjatë 6 karantinave të ndryshme që prej Marsit 2020, ç’ka përfaqëson periudhën më të gjatë për çdo qytet në botë. Kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, vitin e kaluar, kaloi 234 ditë radhazi të karantinës.

Në Melburn, njerëzit shihen duke duartrokitur nga ballkoni, ndërsa makinat i binin borive vazhdimisht në orën 11:59 ditën e Enjte, kur përfunduan masat e karantinës, në fuqi që prej muajit Gusht. Shumë qendra, përfshirë ushqimore dhe parukeri, janë hapur në orën e pazakontë.

Johsn Mihan, pronari i një parukerie në Melburn, tha për Reuters se është i prenotuar për muajin e ardhshëm dhe se po inkurajon klientët të lënë orare për Krishtlindje. Skena të ngjashme të gëzuara janë vëzhguar në qytetin më të madh të vendit, Sidnei, 2 javë më parë, kur autoritetet nisën të zbusin masat prej rritjes së vaksinimit.

Mbi 70% e të rriturve në Australi janë tashmë të vaksinuar plotësisht dhe shumë banorë po planifikojnë të fluturojnë jashtë vendit, ndërkohë që kufizimet në kufijtë ndërkombëtarë do zbuten nga Nëntori. Nga data 1 Nëntor, udhëtuesit e vaksinuar plotësisht që mbërrijnë në Sideni dhe Melburnë, nuk kanë nevojë të karantinohen. Linja ajrore Qantas deklaroi se do përshpejtojë planet për të rinisur fluturimet në shumë destinacione dhe të rrisë kapacitetin prej kërkesës gjigante.

Gazeta Dita