“Duhet të jemi vigjilentë”/ Rrezik nga sulme fizike të Iranit në Shqipëri? Eksperti për Lindjen e Mesme bën paralajmërimin e fortë
13 Shtator 2022
Drejtori i Larte i Institutit Demokratik Amerikan për Lindjen e Mesme, tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se rreziqet për sulme fizike të Iranit në Shqipëri janë të vogla, duke patur parasysh edhe frontet e tjera në të cilat Irani është i angazhuar.
Megjithatë, ai tha se duhet të jemi vigjilentë.
“Vazhdimi i këtyre sulmeve kibernetike me siguri do të jetë rreziku më i madh. Nuk shoh hapësirë që do të ketë një rrezik potencial serioz në aspekt të aksionit ushtarak apo njerëzor. Duhet të jemi vigjilentë që hapa të tjerë që mund të jenë më shumë me prezencë fizike në Shëqipëri t’i identifikojmë dhe demaskojmë.
Por rrezikun nga ai lloj veprimi, duke ditur që Irani është i angazhuar në shumë fronte e shoh më të vogël kundrejt rrezikut kibernetik”, tha Arianit Shehu.
Gazeta Sot