“Duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri”/ Vjen reagimi i ashpër i ambasadores suedeze: Jam kritike e fortë ndaj ligjeve që kontrollojnë median
“Duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri”/ Vjen reagimi i ashpër i ambasadores suedeze: Jam kritike e fortë ndaj ligjeve që kontrollojnë median
18/12/2019
Ambasadorja Suedeze ne Shqipëri, Elsa Hastad, në një intervistë për emisionin “Diplomaticus” në televizionin News 24, shprehet kritike ndaj ligjeve që tentojnë të kontrollojnë median, duke iu referuar projekligjiit më të ri të qeverisë shqiptare.
“Mendoj se është shumë e vështirë dhe unë jam shumë kritike ndaj ligjeve që përpiqen të kontrollojnë median në çdo vend. Mendoj se liria e shprehjes dhe liria e medias është vërtet një nga themelet e një shoqërie demokratike.
Eshtë besimi im i vendosur dhe mendoj se çdo vend, jo vetëm Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme kur vjen çështja te legjislacioni i ri, sepse edhe nëse thua se dëshiron të shpëtosh vendin nga lajmet e rreme, askush nuk i do lajmet e rreme.
As unë nuk i dua lajmet e rreme. Nëse është i rremë, atëherë nuk është lajm, por nuk jam e sigurtë që krijimi i ligjeve të reja është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Ndoshta nevojitet ndërtimi i kapaciteve, por për legjislacion nuk jam e sigurtë. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm kur nxjerrim legjislacion të ri në fushen e medias”, thekson ambasadorja.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/