29 Dhjetor 2024

Në një intervistë televizive shefi organizimit në PD, Klevis Balliu tha se akuzat qëndrojnë mbi Veliajn dhe janë të faktuara ndaj tij.

Ai shtoi se Prokuroria i kërkon masat e arrestit në bazë të fuqisë që ka dikush për të ndërhyrë në hetimi dhe theksi se dihet edhe fuqia e Veliajt në sistemin e drejtësinë.
Balliu: Akuzat qëndrojnë mbi Veliajn dhe janë të faktuara ndaj tij. Por drejtësia është gjunjëzuar ndaj Veliaj, teksa ky njeri lejohet të lëvizë i lirë pa masë arresti duke dalë edhe jashtë vendit, ndryshe nga ajo që u veprua me Berishën apo me Metën. Kjo fakton se kjo drejtësia e re është kthyer në një pastrim kimik që do t’i heqë njollat apo do të shpëtojë Veliajn.

Prokuroria i kërkon masat e arrestit në bazë të fuqisë që ka dikush për të ndërhyrë në hetimi. Dihet edhe fuqia e tij në sistemin e drejtësinë, se ka punonjës të drejtësisë që janë edhe punonjës në shoqatat e gruas së tij. Kapitulli i SPAK-ut është edhe kapitullin i Veliajt. Rama është pronari i SPAK-ut në këtë rast. Kemi bërë shumë denoncime lidhur me Veliajn dhe i kemi bërë me emër dhe mbiemër. Na del nga hiçi Nesti Angoni dhe qartazi është Rama.