Duka i përgjigjet Ramës: – Të kanë ikur bletët, do kesh fund diktatori.
Duka i përgjigjet Ramës: – Të kanë ikur bletët, do kesh fund diktatori.
27 MARS 2021,
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama Ramës, i cili deklaroi sot nga Kruja se “Duka ka qenë ministër Bujqësie, në shekullin e 5-të p.e.s.”
Përmes një postimi në “Facebook”, Duka thotë se Ramës i kanë ikur bletët, ndërsa e krahason me diktatorin e Taxhikistanit.
Më tej ai shton se diktatorët janë njësoj kudo dhe kanë të njëjtin “fund të lumtur”.
“Të të rrojë kosherja se bletët të kanë ikur”. Udhëheqësi ynë shekullor ka filluar ndryshon dhe rrjedhën e shekujve. Të njëjtën gjë bëri edhe diktatori i Taxhikistanit disa vite më parë, ndryshoi kalendarin e vendit. Diktatorët janë njësoj kudo, ndaj kanë të njëjtin “Happy End”. Ndoshta Rama beson se do të jetë udhëheqësi historik i shqiptarëve deri në shekullin e 25 pas erës tonë. Për këtë raste dalldisjeje populli thotë: “T’i rrojë kosherja se bletët i kanë ikur””, shkruan Agron Duka.
Çfarë deklaroi Rama në Krujë
‘’Po Gon Duka çfarë bën? Ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të para erës sonë. Kanë firmosur marrëveshjen me Bashës, po çfarë do bëjë Gon Duka? Po Dash Shehi, po Fatmir Mediu? Po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka megjithëse ai duket më i miri nga të gjithë ata. Nardi nuk është aq keq, filozof të paktën. Që mos vazhdoj me të tjerët. Kush do jetë qeveria e ndryshimit. Shalqi me provë. Kanë dalë kungull disa herë. Si doli që të votohen këta. Ne duhet të vazhdojmë me punën. Gjithë arkitekturën. Ne kemi pasur të meta, kemi bërë gabimet tona. Me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçës në 5 të mëngjesit. Të paktën do shes raki e paçë se ky do më shkatërrojë. Mund të krahasohet Paloka me Milvën këtu. S’ka shans. ‘’- tha Rama.