Dukagjinet – Korrik 1610. –
Dukagjinet – Korrik 1610. –
(Nje leter/relacion derguar Papa Palit V prej peshkopit Nikolle Mekaensi (Makajshi), peshkop i Stefanensit).
” […] Eshte shume i njohur (fakti, shenimi im) Shenjterise Suaj qe mbreteria e Arberise dhe Maqedonise eshte subjekt i tiranise Turke dhe ne cilen menyre te ulet drejtohet dhe trajtohet, qe nuk mund te shpjegohet me fjale dhe sa (e madhe, shenimi im) eshte deshira e ketyre popujve te çlirohen. Duke u nisur prej kesaj u bashkuan kreret kryesor te ketij vendi dhe me derguan tek Shenjteria Juaj per te qene i denji si At i gjithesise […] Virtyti i tyre tek armet dhe tek lufta shume here ka qene i tille ku eshte pare per eksperience qe pese apo gjashteqind Arberor jane vene perballe dhjetemije Turqve vetem per mos tu neneshtruar tiranise se tyre.
Sot gjenden disa Dukagjinas me emer te lire, te cilet per virtyt te armeve mbrohen dhe mbajne larg zoterimin mizor Otoman; dhe keta me teper se te tjeret jane te etur per kete çeshtje. […] Duke dhene pelqimin Shenjteria Juaj ku ne kete fakt jeni i vetedijshem per pjesemarrjen e mbretit te Spanjes do ishte mire qe prej njezetetremije burra te siperpermendur te jene tremije Arberor te Puljas, te cilet edhe pse prej shume kohesh u transferuan ne ate ane […] ende sot ruajne gjuhen e tyre te vendlindjes…
…As une dhe as ky popull do bejme nje gje te tille (kryengritje, shenimi im) ne se nuk jemi te sigurt per te fitiuar sepse ne se ndodh e kunderta menjehere pa asnje hezitim do copetohen dhe do digjen te gjalle prej turqve gjithe te krishteret e ketij vendi:..”
( Shkeputur prej: Vetera monumenta Slavorum Meridionalium historiam illustrantia …, V. 2, nen kujdesjen e Augustin Theiner, f. 111-112)-(Harta shoqeruese prej Jacob Von Sandrart – 1687).
Pergatit ne shqip: Etnor Canaj.