Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: – Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
Kryetari i SPAK iu përgjigj dhe akuzave të Berishës se ai vetëm rrogën e shtetit, ndërsa bashkëshortja merrej me përkthim disponon tre apartament.
Tre apartamentet?
Pasuritë i kam patjetër. Ato janë të deklaruara. Dy janë para vitit 2013, 1 pas vitit 2013. Mua më njohin shumë mirë. Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam pranuar jo përfitim të parregullt, jo rryshfet por qoftë dhe një dhuratë që tejkalon shumën prej 100 dollarë që është detyrim ligjor. E kam bërë pakt me veten e familjen time. Unë e dua punën time. E bëj me mish e shpirt.’ tha Dumani në intervistë për RTSH.
Çfarë tha Sali Berisha për Dumanin mbrëmjen e 10 Nëntorit…?
Ish-kryeministri Sali Berisha e sulmoi kreun e SPAK për pasurinë mbrëmjen e 10 nëntorit, në fjalimin e radhës nga ballkoni i shtëpisë, para mbështetësve të tij. Ai i përmendi 3 apartamente që i ishin gjetur tetë vite më parë, të bëra me rrogën e tij, duke ngritur dyshime dhe pyetje.
Ja çfarë deklaroi Berisha:“…Ku do shkosh ti, që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendin mik dhe aleat, shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të nënshtruar opozitën. Çfarë fytyre ke ti, ti s’ke fytyrë! Ti ke fytyrën e zezë të këpucëve të Edoi Ramës dhe asgjë tjetër. Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në SKAPIN e Partisë. Mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllaut të tij, që burgos deputetët e opozitës, zvarrit ish-president para të cilëve je betuar në Kushtetutë, o i pafe dhe i pamoral! Të gjitha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde. Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente, cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente?!” .