15 Korrik 2024

Ky është mesazhi që kreu i SPAK, Altin Dumani la në Kuvend, pasi u pyet për vijat e kuqe në hetimin e zyrtarëve e politikanëve të lartë në çështjet e konsideruara të bujshme.

“Krimet e natyrës korruptive janë më të vështirat për tu hetuar.”

Kritikave të opozitës për vonesa në hetimin e incineratorit të Tiranës, apo rezultateve për të ashtuquajturën Dosje e 5 drejtorëve u dha këtë përgjigje.

“Është shumë kompleks, vetëm prokurori që merret me çështjen e di.”

Dumani tha se tek incineratorët ka atë që ai e quajti korrupsion Intelektual.

“Është një krim intelektual dhe intelektuali di si ta fshehë krimin.”

Mikrokreditë dhe skandali me Fondet e IPARD ishin të tjera çështje për të cilat deputetët e opozitës kërkuan përgjigje nga kreu i Prokurorisë së Posaçme.

“Është kjo është çështje në hetim dhe nuk do të japim detaje. Ka një çështje në hetim për fondet IPARD. Kemi bërë me dije ecurinë e hetimit herë pas herë.”

I pyetur për sulmet politike ndaj tij personalisht dhe prokurorëve të tjerë, kreu i SPAK kujtoi qëllimin për të cilin është krijuar Prokuroria e Posaçme.

“Nuk kam asnjë reagim dhe kështu e kam vlerësuar që t’i qasem kësaj fyerje dhe sulmeve që bëhen ndaj meje. Do të hetojmë çështje me prova. Mbrojtja ime e vetëm është ligji dhe kushtetuta.”

Deputetët demokratë ngritën akuza dhe për çështjen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha duke e cilësuar të burgosur politik, për të cilat Dumani theksoi vendimin e gjykatës.

Nga OraNews