“Durazzo ama Italia”/ Në shenjë solidariteti, baneri gjigand vendoset në bashkinë e Durrësit

22/03/2020

Bashkia e Durrësit është solidarizuar me popullin italian i cili është duke “luftuar” me virusin vdekjeprurës, Covid-19

Në murin e bashkisë sot është ngritur një baner gjigand ku shkruhet “Durrësi e do Italinë”, brenda një zemre të ndarë në dy gjysma, ku në njërën anë është flamuri italian dhe në anën tjetër ai shqiptar.

Lidhja e ngushtë e Durrësit me Italinë është e hershme, në shtetin fqinj jetojnë prej vitesh me mijëra familje durrsake.

Italia sot është më e dëmtuara nga pandemia që ka prekur gjithë botën, deri më tani numërohen 5476 persona të vdekur, 59.138 të infektuar.

Një ditë më parë, shifrat e jetëve të humbura ishin të frikshme, plot 793 ndërsa sot 651 duke dhënë kështu një sinjal shprese.

/portali DurresLajm/