“Duroni dhe 2 muaj!”, imunologu i njohur në Itali tregon mënyrën se si do të shpëtojë bota nga koronavirusi
“Duroni dhe 2 muaj!”, imunologu i njohur në Itali tregon mënyrën se si do të shpëtojë bota nga koronavirusi
MARS 2021
Imunologu dhe alergologu i njohur në Itali, Francesco Le Foche, babai i tre fëmijëve të moshës 20, 13 dhe 12 vjeç, e di se çfarë do të thotë të përjetosh Covid 19 në këtë moshë.
Në këtë intervistë, ai rendit disa arsye, pse brezi i moshës së re është më i prirur të infektohet me koronavirus, duke sjellë madje jo pak raste të fataliteteve.
Pse kaq shumë raste mes të rinjve?
Ata mblidhen në ambiente të mbyllura, ambienti i preferuar për viruset e frymëmarrjes, në veçanti nga Sars-CoV-2, i cili me mutacionin ‘anglez’, ka fituar aftësinë për të transmetuar shumë shpejt. Nëse qëndroni në një dhomë për një kohë të gjatë, mundësia e infektimit është shumë e lartë. Dhe këtu çdo situatë grumbullimi bëhet një rrezik i shtuar. Prandaj, kufizoni qëndrimin brenda në atë që është e domosdoshme.
Po në shkollë?
Në klasë, vëmendja maksimale duhet të jetë distancimi social dhe maska. Ne duhet t’i bëjmë fëmijët të kuptojnë rëndësinë e largimit në shtëpi, pasi të mbarojnë mësimet dhe të mos mblidhen në grupe të vogla. Një privim i mëtejshëm i lirisë për ta, është i domosdoshëm. Brenda një muaji, varianti ‘anglez’ është kthyer i rrezikshëm.
Cila është rruga për të dalë?
Të durohet edhe dy muaj të tjerë derisa të ketë doza për të vaksinuar miliona njerëz dhe për të zvogëluar qarkullimin e virusit. Vaksinat janë gjithashtu efektive kundër varianteve. Unë shpresoj se gjithçka që është e mundur, do të bëhet për të pastruar fushën e pengesave burokratike për të inkurajuar ardhjen e vaksinave që kanë marrë tashmë autorizim në SHBA.
Nuk është bërë sa duhet për të shpejtuar?
Duhet bërë më shumë. Tani përgatitja e ‘Johnson & Johnson’ po shqyrtohet nga agjencia evropiane, e cila duhet të ngutet për të dhënë dritën jeshile. Nuk ka asnjë arsye për të humbur më shumë kohë, pasi organi amerikan ka lëshuar autorizimin. Është për të shpresuar që Sputnik i prodhuar nga Rusia, do të kalojë po aq shpejt, sepse është i prodhuar në mënyrë të shkëlqyer. BE duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta pasur atë. Njerëzit vdesin, shumë jetë mund të shpëtohen.
A mund të mos vaksinohet dikush që ka pasur Covid?
Në këtë fazë emergjence, mund të jeni duke pritur për një dozë. Këshilla ime është që ata që kanë pasur sëmundje asimptomatike, t’i nënshtrohen një testi serologjik që vlerëson praninë e antitrupave. Nëse i ka, ai mund të vonojë të vaksinohet, të paktën deri në qershor, për t’u hapur rrugë atyre që janë plotësisht të ndjeshëm ndaj virusit. Mbi të gjitha, nevojitet një informacion i qartë, i cili mungon./ Corriera della Sera.
Gazeta Sot