Nga Thanas Mustaqi 

Shqipëria përballet me padinë e traktatit të investimit mbi konfiskimin e terminalit të kontejnerëve, njofton Buletini i Arbitrazhit Ndërkombëtar, tetor 2020.

“Metal Commodities Trade Corp” i SHBA-së dhe “Altberg Developments” i Britanisë së Madhe, të dy aksionarë të “Durres Container Terminal” (ndërmarrje e përbashkët shqiptare e përdorur si një mjet për të shfrytëzuar koncesionin e portit të Durrësit të dhënë nga Shqipëria), kanë depozituar një padi prej 100 milion euro në ICSID [International Centre for Settlement of Investment Disputes – Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve] kundër Shqipërisë pasi një gjykatë shqiptare vendosi të zgjidhte kontratën dhe urdhëroi sekuestrimin e terminalit portual. Padia përfshin një seri masash të përkohshme për të parandaluar veprime të mëtejshme shpronësuese.

Investitorët pretendojnë se autoritetet shqiptare kanë penguar vazhdimisht përpjekjet e tyre për të modernizuar dhe për ta bërë terminalin fitimprurës, duke akuzuar ndërmarrjen e përbashkët për disa mosplotësime detyrimesh.

Ata gjithashtu pretendojnë se vendimi i qeverisë shqiptare për të devijuar dërgesat dhe tregtinë e naftës në portet e tjera në mënyrë që të shndërrojë portin e Durrësit në një atraksion turistik është shkelje flagrante e parashikimit të BIT-it [bilateral investment treaty – traktat dypalësh investimi] për shpronësimin dhe trajtimin e drejtë.

/Boldnews/