Dy burra zbuluan thesarin 4 milionë $, në luftë prej 10 vitesh mes tyre
Dy burra zbuluan thesarin 4 milionë $, në luftë prej 10 vitesh mes tyre
Dy burra, të cilët zbuluan thesarin anglo-sakson me vlerë 4 milionë dollarë të quajtur ‘Stema Staffordshire’ luftojnë prej 10 vitesh midis tyre prej momentit kur kanë bërë zbulimin e madh.
Terry Herbert, 64 vjeç, zbuloi arin e lashtë dhe argjendin mbi tokën e fermerit 75-vjeçar, Fred Johnson.
Gjetja e tyre, më 5 korrik 2009, u bë një çështje Ndërkombëtare dhe iu shit muzeumit me një vlerë kolosale duke i bërë të dy burrat e thjeshtë shumë të pasur.
Por burrat hynë keq në sherr midis tyre për çështjen e parave kur Zoti Herbert filloi të pretendonte se Z. Johnson i donte të gjitha për vete.
Ai madje tha se zbulimi që bëri me plot 3,900 artefakte – më i madhi thesar britanik anglo-sakson i gjetur ndonjëherë – ishte një mallkim dhe e ‘hodhi’ poshtë atë duke prishur ‘miqësinë’ e tij me Z. Johnson.
Me rastin e 10 vjetorit të zbulimit të rëndësishëm ka qenë Fred Johnson i cili ka dhënë një deklaratë ku shprehet se nuk dëshiron të flkasë aspak për Terrin ish-mikun e tij, por do të përqëndrohet tek gjetja e mahnitshme, te thesari.
I pyetur nëse është pendua për humbjen e mikut të tij Z. Herbert, ai shtoi: “Terry nuk ka qenë kurrë miku im, prandaj nuk kam humbur asnjë shok. Ai nuk më ka kontaktuar kurrë prej asaj kohe. Mendoj se për këtë çështje është folur shumë tanimë dhe nuk kam më çfarë shtoj”.
Po ashtu Z. Johnson i pyetur rreth parave të fituara shtoi: “Unë nuk i kam shpenzuar ende të gjitha paratë por ama kam bërë investime të mira. Për mua paratë ishin një plus i madh e rëndësishme dhe e mrekullueshme ishte të shihja atë thesar teksa dilte nga toka. Isha aty kur doli një copë me mbishkrim [një copë ari që mund t’i ishte bashkangjitur një mburoje./dailymail.co.uk