LULZIM BASHA

Dy dorëheqje brenda PD, pas Gjekmarkajt ikën dhe Açka. –  Salianji kërkon largimin e kryetarit: – Basha ka humbur mbështetjen

8 Mars 2022

Humbja e 6 marsit zhgënjeu deputetët e Bashës të cilët në bllok i kërkuan dorëheqjen. Për kërkesën e përsëritur të grupit të tij parlamentar për dorëheqje, kryedemokrati zgjodhi të shmangte komentin para gazetarëve.

Deputeti Ervin Salianji e quajti barrë të rëndë për PD vijimin e drejtimit të kësaj force politike nga Lulzim Basha. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai tha se kreu i PD është përgjegjësi kryesor për humbjen e zgjedhjeve.

Në total janë rreth 15 deputetë nga 42 që ka grupi i PD që një mbrëmje më parë i kërkuan dorëheqjen kreut të PD, Ferdinand Xhaferri, Agron Gjekmarkaj, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Dashnor Sula, Emilia Koliqi, Kasem Mahmutaj, Xhelal Mziu, Ramadan Lika, Lefter Gështenja, Elda Hoti, Ervin Salianji dhe Flutura Açka.

Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Açka nënvizon se dëshiron që opozita të vihet në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist.

Postimi i plotë

Tek gdhihej 8 marsi… i vështirë i PD-së

Nëse nuk ikën Sali Berisha, nuk ka pse të ikë as Lulzim Basha.

Vijon …

Gazeta Dita