Dy fjale per dy buste .- Krijimit artistik kur nuk arijne persosjen kthehen ne qesharake. –

Na: Bashkim Zahaj

Ne artin e skulptures si dhe ne arte te tjera krijimtaria jo gjithmon pershkon te njejtin botkuptim apo perfytyrim me imazhin qe ndodh te kete nje grup i caktuar njerezish apo edhe nje mase e tere. Kjo per aresyen e thjeshte se artisti gjurmon ne perceptimin e vet ideor per te permbushur vepren. Thene me fjale te thjeshta Fan Nolin (busti ne te djathte po prap ne krah te parlamentit) mund ta shohesh real e te detajuar, ne kembe me nje qendrim natyral por e shohim ndryshe. Pse ? Sepse ne kete rast autori nuk ka mare persiper te beje thjesht dhe vetem “ngjashmerine “fizike. Ai ne botkuptimin e krijimit ka kapercyer realen qe ne njohim ne portret dhe ka dashur te kerkoje e paraqse me shume se aq (ne ja ka aritur vertet) pra nje bust kompozicional, kujdes…..kompozicional qe do te thote nje krijim ku bindjet e tija filozofike, shoqerore, artistike, kulturore, estetike, politike etj dalin ne plan te pare dhe dominojne mbi realen e “ngjashme” . Keshtu do thoja se eshte pare busti i Pjeter Arbnorit . Po at’here pse nuk na pelqen ? Po i Fan Nolit ?


Sepse kompozimet figurative te cilat mbartin mbi vehte kerkesa me te medha te krijimit artistik kur nuk arijne persosjen kthehen ne qesharake. Tendenca per ta pare bustin jo thjesht nje portret kavaleti por diçka me shume per mua ka embrion interesant dhe te lavderueshem por qe nuk eshte çuar me perpara. Shikoni bazamentin, raport aspak monumental per qellimin e vepres, dimension horizontal teper i gabuar dhe materializim jo i pershtatshem. Eshte evidente se autori ka patur si qellim nje permendore e cila te mbart nje histori, nje realitet e nje jete te nje figure, jo thjesht nje njeri me emrin Pjeter.

Ky qellim vlen per tu perkrahur pasi artit tone te skulptures kjo i mungon. Ndoshta nje permiresim dimensionimesh bazament- bust dhe nje vendosje e gjetur arkitektonike do ti japin kesaj vepre tjeter vlere.

Kujtoni bustet me dy kokat e poeteve te Librazhdit per te bere diferencen.