Nga Jaho Brahaj.

Elton Ceca me origjine nga ky fshat i vjeter i Tiranes dhe me tradita, kur e ka vizituar vendbanimin e paraardhesve ka realizuar disa foto shume itersante. Ruhet nje banese me moshe mbi treqindvjecare e cila eshte bere objekt studimi dhe dokumentimi edhe nga studiuesit e Institutit te Kultures ne vitet ’80 te shekullit te kaluar. Mua me rane ne sy keto dy foto me gdhendje, njera motivin e Diellit, gur i cili ruhet pjeserishte, pra mundemi te mendojme se ka qene shume me i madh dhe ne siperfaqen e tij plus “diellin”, qe na eshte ruajtur ka patur nje kompozim figurash , patjeter me kuptim kulti ose miologji.

Guri tjeter ka te gdhendur nje bime bashke me lulet e celura, simbol i mabaresise dhe shtimit te familjes me pjestare, deshire dhe aspirate e familjeve shqiptare.

 

Albumi i realizuar ne kete fshat nga Eltoni ka dhe foto te tjera me interes per etnokulturen tone, por ne i jemi mirnjohes qe na i dha keto te dyja me lejen per publikim.

Sa pasuri e tille e artit tradicional popullor ruhet ne fshatrat tona, do ishte me interes kulturor dhe shkencor dokumentimi dhe publikimi i tyre.