Dy gojdhana per kohra epidemishe.
Dy gojdhana per kohra epidemishe.
- Osman Mehmeti nga Dedaj- Puke, 81 vjec, ne vitin 1983 me tregoi, se Dergja (smundjet) jane gjana te gjalla:
“Kam qene 8 vjec kur u perhape Lija (e Bardhe). Kishim mbetun rrah (shtrire) te gjithe. Une e pashe (shikova) Line. Erdhi ajo me nje tas druni me uje. I dha nanes teme me pi, e ajo piu. Mu afru mu e nuk me dha me pi. Nana vdic e une pshtova, se ajo (Lija e Bardhe) nuk me dha me pi uje.
Vazhdon Osmani: “Te gjitha dergjet jane te gjalla, por jane raste te rralla qe ne njerzit mundemi ti shikojme”.
- “Heret, heret paska ra murtaja ne krahine. Njerzit rrah per toke. Nji plake, ne Ukth (Ukth-Puke) ju paska thane: – Ne mujshi (mundeshi) me i ba dy kie (qe) te zi e me i vu ne laver, e me e i shetit rreth e rreth kufijte e katundit duke e ba nji hulli, ma murtaja ska cka ban ne katundin tone. Keta te Ukthit i paskan pas dy qete e zije, dhe e bane me parmende hulline (brazden) rreth e rreth katundit, e aty e mbrapa nuk u smu (semure) kurrkush ne Ukth. – -Tregoi Ymer Hajdari nga Dedaj-Puke, ne vitin 1983. Ymeri dinte shume legjenda e gojdhana, ne kete kohe ishte 64 vjec, dinte shkrim e kendim. Tashti qe i shfletova keto shenime duhet permend kujtimin e fisnikerine e Osmanit dhe Ymerit, te dy nuk jetojne, qofshin ne paqe. Shenimet ne kllapa jane shtesa te miat, e keto shenime duhen lexuar si gojdhana, por thone se kane nje te vertete.
- Vizatimi i Osman Mehmetit eshte realizuar nga Agim Bido.
- Nga blloku i shenimeve 1983, Jaho Brahaj.