Dy projekligjet e qeverisë, kërcënim për lirinë e medias në Shqipëri. Leter e Albana Vokshit BE dhe SHBA-ve.

6 janar 2019.

 

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, Albana Vokshi informoi të gjithë institucionet ndërkombëtare, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara mbi projektligjet e qeverisë që sipas saj janë për të kontrolluar median online në Shqipërinë.

Në këtë letër zyrtare, Vokshi shkruan se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët.

Vokshi shton se projekligjet janë hartuar pas një fushate të kryeministrit që e ka cilësuar median “kazan”, “media e rremë” apo “gazetari e papërgjegjshme”. Më tej, evidentohet se organizatat e pavararura të media, intelektualë dhe opozita i kanë kundërshtuar ashpër këto nisma që kërkojnë të nënshtrojnë median online përmes një kontrolli politik që shkon nga gjobitja e tyre deri në ndalimin e lirisë së aksesit në internet.

Gjithashtu, katër organizata të njohura ndërkombëtare si; Qendra Europiane për Lirinë e Medias, Federata Europiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe PEN International i kanë kërkuar kryeministrit të tërheqë menjëherë këto projekligje.

“Përkundër reagimeve të tilla, qeveria duket se synon të vazhdojë me ndryshimet legjislative duke pasur parasysh që me shumicën e siguruar të votave në Parlament mund të miratojnë edhe ligje të tilla censure.

Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për ti bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projekligjet e propozuara të censurës si dhe të bahskëpunojë me organizatat e medias, komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”- thuhet në letrën e znj Vokshi për ndërkonbëtarët.

Letra u është dërguar;
Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri
Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë
Prezëncës së OSBE-së në Tiranë
Të gjithë ambasadave të vendeve anëtare të BE në TIranë
Znj Doris Pack, Presidente e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane
z Johannes Hahn, Komisionerit Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit
z Kunt Fleckenstein dhe z Eduard Kukan, eurodeputetë
z Michael Abramowitz, President i organizatës Freedom House
z Christophe Deloire, Sekretar i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij
znj Dunja Mijatovic, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës
z Claus Neukirch, Kryetar i Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri
z Harlem Desir, Përfaqësues i OSBE për lirinë e medias
Znj Mariya Gabriel Komisionerja Europiane për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale
Ambasada e Austrisë
Ambasada e Bullgarisë
Ambasada e Çekisë
Ambasada e Francës
Ambasada e Gjermanisë
Ambasada e Greqisë
Ambasada e Hollandës
Ambasada e Hungarisë
Ambasada e Italisë
Ambasada e Kroacisë
Ambasada e Maltës
Ambasada e Polonisë
Ambasada e Rumanisë
Ambasada e Sllovakisë
Ambasada e Sllovenisë
Ambasada e Spanjës
Ambasada e Suedisë