DY SHTETASIT e parë që rivarrosen në varrezat MURALE të Tufinës, thyhet “tabuja” e luftuar me fanatizëm prej shumë vitesh

11/09/2021

Familjarët e dy shtetasve ndiheshin të lodhur ndërsa hynin në varrezat e Tufinës, e duhet të kalonin mes qindra varreve për të shkuar tek të afermit e tyre për të vendosur një buqetë me lule.

Ndaj durimi iu sos, dhe vendosën që të bëjnë të njëjtën procedurë si në gjithë botën. U interesuan pranë autoriteteve të mbikqyrjes së varrezave nëse kishte varre murale. Kur përgjigja e tyre erdhi positive për “po”, atëherë u ndjenë të lehtësuar. Do ti jepnin fund sorrollatjeve nëpër varreza.

Varrezat MURALE të Tufinës

Ditën e djeshme, pa shumë zhurmë e bujë, u bë varrimi apo rivarrimi I dy personave të parë në muralet e para në varrezat e Tufinës. Një ngjarje, që ia vlen të pasqyrohet edhe në media përsa kohë që janë dy shtetasit e parë që varrosen në murale.

I pari, ishte një shtetase austriake, martuar me një shqiptar dhe që ka fëmijët shqiptarë. Dhe tjetri, kishte qenë më parë I varrosur në Tufinë dhe kërkoi rivarrimin në murale.

Ceremonia kaloi pa shumë bujë, mes familjarëve që ishin present, ndërkohë që sipas informacioneve, në muralet e reja janë krijuar hapësira për të varrosur 1,400 persona.

Varrezat MURALE të Tufinës

Kjo mënyrë varrimi është risi, pasi kursen sipërfaqe dhe përmirëson kushtet e vendvarrimeve në kohëzgjarje.

Tashmë pritet të shihet nëse shqiptarët do të përkrahin këtë formë me standarte për të përcjellë në banesën e fundit të afërmit e tyre.

Nga: …https://newsbomb.al