Dyfishohet shkrirja e akullnajave.
Dyfishohet shkrirja e akullnajave.
Studiuesit e Universitetit të Columbias në Nju Jork kanë ngritur alarmin për shkrirjen e akullnajve. Sipas të dhënave të publikuara, shkrirja e akullnajave në krahasim me 25 vite më parë, që nga viti 2000 është dyfishuar. Shkaku i shkrirjeve është rritja e temperaturës si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Shpejtësia e shkrirjes së akullnajave në Himalaje, është dyfishuar në krahasim me 25 vite më parë.
BBC ka publikuar një studim të revistës “Science Advances”, ku hulumtuesit kanë krahasuar imazhet e satelitëve spiunë të periudhës së Luftës së Ftohtë dhe ato të viteve të fundit.
“Kjo është fotografia më e qartë se sa shpejt akullnajat Himalayan po shkrihen në këtë kornizë kohore. Akullnajat mund të kenë humbur deri në një të katërtën e masës në katër dekadat e fundit”, tha Joshua Maurer, kordinator i studimit nga Universiteti i Kolumbias në Nju Jork.
Sipas studiuesve është konstatuar se nga viti 1975 e deri në 2000 në vit mesatarisht janë shkrirë 4 miliardë ton akullnaja, ndërsa shpejtësia e këtij procesi mes viteve 2000 dhe 2016 është dyfishuar, duke arritur në rreth 8 miliardë ton.
“Për të dhënë sensin e përmasës, tetë miliardë ton akulli mbushin 3.2 milionë pishina olimpike për një vit”, tha Maurer. Shkrirja nuk është uniforme. “Akullnajat humbin shumicën e akullit në lartësi më të ulëta. Disa nga ato zona tërhiqen deri në pesë metra në vit,” shpjegoi ai.
Hulumtuesit nga Universiteti Colombia theksuan se shkaku i shkrirjeve është rritja e temperaturës si pasojë e ndryshimeve klimatike.
l.h/ dita