Dyshohet se ishte me shpejtësi skëterrë. – Automjeti del nga rruga dhe bie mbi lumin Lanë. – Raportohet për një të vdekur
5 Maji 2024
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Tiranë, më konkretisht rreth orës 19:20.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.