E BUJSHME! Po censurohet nga mediat botërore: – 50,000 kamionistë organizojnë PROTESTË MASIVE kundër VAKSINIMIT, çfarë po paralajmërohet?

29 JANAR 2022

ÇFARË DUHET TË DINI PËR NISMËN QË PO CENSUROHET NGA MEDIAT BOTËRORE?

“Tubimi i Lirisë” nisi si një përgjigje e disa kamionistëve ndaj kërkesës për t’u vaksinuar kundër Covid, por qëllimet e politike të nismës që nga ajo kohë janë zgjeruar botërisht.

Pas gjashtë ditësh duke përshkruar Kanadanë, një kolonë kamionistësh që u mblodhën për një protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm për kamionistët që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, kanë mbërritur ditën e sotme në Otava.

Anëtarët dhe mbështetësit e nismës kanë transmetuar një sërë ankesash. “Tubimi i Lirisë” ose “Karvani i Lirisë” i organizuar me kamionë dhe automjete private pati nisjen në British Colombia dhe u përshkallëzua për në kryeqytetin kanadez, ku policia po përgatitej për një fundjavë të paparashikueshme protestash.

Ditët e fundit, kolonës iu bashkuan edhe grupe të tjera më të vogla nga jugu dhe lindja e Otavës.

Lëvizja ka tërhequr njerëz që kundërshtojnë të gjitha kufizimet pandemike, dhe ata që duan që kryeministri Justin Trudeau të largohet, apo edhe të tjerë që thjesht nuk e pëlqejnë qeverinë.

Të premten, shefi Peter Sloly i Shërbimit Policor të Otavës nuk pranoi të thoshte se sa protestues pritrshin të mblidheshin në Kodrën e Parlamentit. Departamenti i tij tha se ata po vinin në kryeqytet nga tetë rryma të ndryshme.

Të premten pasdite, përpara mbërritjes së kolonës kryesore, një grup prej më shumë se 100 kamionësh të rëndë dhe rreth 400 makinash, kamionçinash dhe furgonash kampingu, së bashku me disa traktorë fermash, shumica të zbukuruar me flamuj të ndryshëm ose shenja kundër vaksinimit, filluan të lëvizin në në qendër të Otavës teksa policia filloi të mbyllte zonën.

Përveç reagimit kundër certifikatës së vaksinës, ishte e paqartë se çfarë forme do të merrnin protestat. Një grup i lidhur me kolonën synon të përpiqet për herë të dytë, të bindë guvernatorin e përgjithshëm, kreun zyrtar të shtetit të Kanadasë dhe anëtarët e emëruar të Senatit që të rrëzojnë të gjitha ligjet dhe rregullat e pandemisë, të imponuara nga të gjitha nivelet e qeverisjes, diçka kjo e cilësuar si përtej kompetencave të tyre kushtetuese.

Gazeta Sot