“E fundosi përgjimi mes 2 grave”. – Arrestimi i zv.ministres Rovena Vodo, gazetarja Anila Hoxha: – Kjo dosje e madhe është ndarë në 6 episode!
“E fundosi përgjimi mes 2 grave”. – Arrestimi i zv.ministres Rovena Vodo, gazetarja Anila Hoxha: – Kjo dosje e madhe është ndarë në 6 episode!
14 KORRIK 2021
Gazetarja Anila Hoxha ka nxjerrë sot për emisionin ‘Breaking’ prapaskenat e arrestimit të zv.ministres Rovena Voda.
Zv/ministrja Voda akuzohet se ka marrë para në këmbim të punësimeve në ministrinë e Brendshme dhe kjo është zbuluar rastësisht nga përgjimet e kryera me telefon dhe ambientale nga prokurorët e SPAK.
Gazetarja Anila Hoxha tha se ka qenë rastësi që emri i saj doli nga përgjimet nga një dosje tjetër hetimore, e cila është copëzuar në gjashtë pjesë nga SPAK.
“Ka dosje që janë copëzuar. Voda i ka kushtuar copëzimi i një dosjeje të madhe, bëhet fjalë për një çështje që nisi në vitin 2019 që i kushtoi jetën edhe një prokurori në Kavajë, Edmond Karriqi, në një operacion antidrogë, që ndaloi pesë të rinj me doza të lehta. Përgjimi vazhdoi për këtë person që ishte në përgjim për çështjen e narkotrafikut përfshijnë edhe individëve të tjerë për të shpëtuar personat të tjerë, fillojnë edhe tentativat dhe negociatat me shoferin për të lehtësuar masën e të ndaluarve, për prokurorit Karriqi. Ata kanë angazhuar Karriqi që kërkon oficerit të policisë gjyqësor, që ishin përdorues droge, i ndryshon masën me detyrim paraqitjeje. Vëllai i të ndaluarve deklaron në bisedat telefonike se për pak ditë vëllai do të dalë se ne do të kemi paguar. Këto përgjime u vëzhguan me vëzhgime ambientale. Në një autostradë konverton shumën që është 2 mijë euro dhe shkon drejt Kavajës, takon shoferin e prokurorit personal të Kavajës, personi i intereson, kupton se dyshohet për shërbime të tjera”, deklaroi Hoxha.
Por që aty duket se në përgjime ka dalë edhe emri i Vodës, pasi SPAK po përgjonte një nga dy gratë për të cilët i kishin kërkuar favore numrit dy të ministrisë për t’u punësuar.
“Kjo dosja e madhe e trafikut është ndarë në 6 episode të tjera. Por këto dosje janë Voda. Ajo ekspozohet nga biseda e dy grave që kanë biseduar me të. Voda është ekspozuar, dy zonjat që ishin mikesha me njëra-tjetrën, e që interesohen që të punësohen dhe dalin pakënaqësitë. Zonja Beu e pakënaqur se u skualifikua nga gara, por edhe për shkak të pandemisë, ndonëse ajo kishte dhuruar diçka apo dhënë dy mijë euro. Ato thonë se e kanë takuar zonjën Voda në ministri. Një prej personave të biseduar ishte në përgjim për çështje të tjera. E për këtë arsye përfundoi zonja Voda si e dyshuar për ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, tha Anila Hoxha.
Gazeta Sot