E gjithë BE-ja në ndihmë të Ukrainës, zbulohet lëvizja e fundit e Francës

26 Shkurt, 2022

Gjermania dhe Holanda kanë njoftuar dërgesat e armëve në Ukrainë sot. Së fundmi bëhet e ditur se Franca gjithashtu është zotuar të japë më shumë ndihmë ushtarake.

Zyra e Presidentit Macron thotë se vendi do të dërgojë armë dhe karburant , raporton Reuters.

Ai shton se do të ndërmarrë gjithashtu veprime kundër “mediave ruse dhe influencuesve” që përhapin dezinformata rreth konfliktit.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, tha në Tëitter se 27 vendet anëtare të BE-së do të “lehtësojë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë”.

Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar një paketë të re për forcat e armatosura ukrainase.

BalkanWeb