“E kam kursyer për hir të kombit”, Haradinaj lëshon paralajmërimin e rëndë për kryeministrin Rama: Kam prova të tjera!
“E kam kursyer për hir të kombit”, Haradinaj lëshon paralajmërimin e rëndë për kryeministrin Rama: Kam prova të tjera!
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërish sot padinë e kryeministrit Edi Rama kundër tij.
“Kjo është më larg nga sa kam parë se gjërat mund të shkojnë, kjo i ka tejkaluar parashikimet e mia. Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve.
Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera”, tha Haradinaj.
“Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem”, u shpreh ai më tej pëqr padinë e Ramës.
“E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë”, tha Haradinaj.
“E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë”, paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.
Gazeta Dita