E kemi pas për turp me pranu të vërtetën.-
E kemi pas për turp me pranu të vërtetën.-
Askush nuk i ka fsheh krimet. As foton në fjale. Nuk janë dy a tre gra që flasin. Janë me mijëra. Janë me mijëra. Lexojeni librin “Dua të degjohem” dhe i kuptoni të gjitha. Asnjë prokurori nuk i është fsheh asnjë foto dhe asnjë dëshmi. Edhe ata të UNMIK-ut, edhe të EULEX-it edhe vendësit kanë notu mbi dëshmi të krimeve të tilla. Dëshmitë janë gjithandej, në cdo vend, në secilën qoshe. Askush nuk na ka faj që ne kemi pas qejf me mendu që kemi qenë luftëtarë, rezistues dhe heronjë që i kemi sakatu ata. Me kohë kemi me e kuptu qe në fakt nuk kemi qenë asgjë më shumë se sa dele që na kanë vra, pre e dhunu. Janë tremijë dëshmorë në Kosovën tonë dhe 20 mijë gra të dhunuara. I kemi me mijëra shtatore, buste, libra, këngë e tregime me dëshmorët. Kemi pak, shumë pak, pothuajse hiq të tilla për gratë e dhunuara. Sepse e kemi pas për turp me pranu të vërtetën. Sepse kemi qenë aq të poshtëruar sa që na vjen marre me e pranu. Tash vazhdoni me jetu si anglez e me u tmerru pse i`u ka dal në publik një foto, ama mos harroni se ka edhe qindra të tjera foto e video. Ka shumë dëshmi te asaj qe ka ndodh. Aman mos e luni të habiturin.
Huazuar nga FB: Arben Ahmeti