6 Shkurt 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se Franca ka dërguar avionët e parë luftarakë Mirage 2000 në Ukrainë.

“Flota ajrore e Ukrainës vazhdon të rritet. Avionët e parë Mirage 2000 kanë mbërritur nga Franca, duke shtuar aftësitë në mbrojtjen tonë ajrore ,” tha Zelensky përmes një postim në platformën X.

“ I pari prej tyre mbërriti në Ukrainë sot. Pilotët ukrainas u trajnuan për disa muajsh në Francë për këta avionë dhe tani do të ndihmojnë në mbrojtjen e qiejve të Ukrainës ”, shkroi sot në Platformën X Ministri francez i Mbrojtjes Sébastien Lecorny.

Qershorin e kaluar, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Franca do të transferonte avionët Mirage 2000-5 në Ukrainë dhe do të trajnonte pilotët e saj ukrainas si pjesë e bashkëpunimit ushtarak me Kievin.

Nga 26 avionët Mirage 2000-5 në pronësi të forcave ajrore franceze, gjashtë do të transferoheshin në Ukrainë, sipas një raporti buxhetor të publikuar nga dhoma e ulët e Asamblesë Kombëtare të Francës.

Ministria franceze e mbrojtjes as e mohoi dhe as nuk e konfirmoi shifrën për arsye sigurie.

Pilotët dhe mekanikët ukrainas janë trajnuar në Francën lindore për të përdorur avionët, të cilët kanë pësuar modifikime, duke përfshirë luftimin e bllokimeve ruse.

Franca njoftoi dorëzimin e avionëve të parë luftarakë, ndërsa bisedat për një fund të negociuar të luftës gati tre-vjeçare janë rritur me Donald Trump të kthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe trupat e Ukrainës që luftojnë në fushën e betejës në lindje.

Në gusht, Ukraina mori ngarkesën e saj të parë të avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.