Edi Rama

E krahasoi ambasadoren Kim me Sekretaren e Partisë thellohet krisja me SHBA, Blinken injoron Ramën, mesazh vetëm ministres Xhaçka

24 MARS 2022

Kryeministri Edi Rama po tregon nga dita në ditë që ka një luftë të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Një sinjal i kësaj natyre u vërtetua gjatë takimit të zhvilluar javën që shkoi me përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe atij të Michiganit, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane, ndërkohë që kryeministri Rama thumboi diplomaten amerikane, për të cilën tha se i kujton Sekretaren e Partisë së Punës.

Por ofensiva e Ramës nuk ka zgjatur shumë, pasi i është përgjigjur Uashingtoni.

Ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i kadhë një goditje të fortë shefit të qeverisë shqiptare. Të martën në mbrëmje diplomati Blinken ka publikuar një foto nga mbërritja e afganëve në SHBA, teksa me një postim në “Tëitter” ka falënderuar ministren Xhaçka dhe popullin shqiptar për mikpritjen e tyre, por nuk përmend fare qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ky mesazh i fortë dhe injoruese i zotit Blinken kundrejt shefit të ekzekutivit duket se ka ardhur si kundërpërgjigj e gjuhës aspak diplomatike të përdorur nga ky i fundit ndaj ambadores Kim.

Krisja Rama-SHBA

Por fërkimi me ambasadoren Yuri Kim është vetëm një episod, pasi kryeministri Edi Rama ka kohë që i ka nisur krisjet me SHBA-të. Uashingtoni dhe sidomos ambasadorja Kim i kanë dhënë pas zgjedhjeve të 25 prillit shumë mbështetje ish-kreut të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, ndërkohë që kryesocialistin e kanë lënë në harresë.

Kjo gjë me sa duket xhelozi Ramën. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Edi Rama duket se i ka hedhur edhe vetë “benzinë zjarrit”, pasi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, thuhet se mbështeti në prapavijë dyshen Berisha-Meta, pasi sëbashku me Tom Doshin, ndihmuan koalicionin “Shtëpia e Lirës” që të fitonte Bashkinë e Shkodrës.

Në këtë kontekst, Rama “tradhtoi” amerikanët, sepse u bë bashkë me “non grata”, referuar zotit Doshi dhe Berisha, duke i dhënë kështu ndihmë dhe fitoren e Bashkisë së Shkodrës. Këto lëvizje dhe vendime të pamatura, kanë bërë që amerikanë ta marrin inat, Edi Ramën, duke e injorua. Madje fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një krisje të raporteve me kryeministrin Rama, e tregon qartë deklarata e Blinkenit e dy ditëve më parë, që në asnjë rresht nuk e përmend Ramën. Mos harrojmë që ambasadorja Kim ka qenë shef e kabinetit të Blinkenit dhe ka influencë në DASH. Kështu që nuk përjashtohet mundësi që ajo të këtë informuar Departamentin Amerikan të Shtetit mbi incidentin që pati me Ramën, çka tregohet qartë nga lëvizjet e fundit që po bën Uashingtoni. Megjithatë, faktin që ambasadorja Kim ka ndikim tek Sekretari Blinken, e pohoi në një intervistë për gazetën “SOT”, edhe gazetari i njohur që jeton në SHBA, Robert Papa. Zoti Papa zbuloi se diplomatja Kim i dëgjohet shumë zëri në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ja si Blinken “injoroi” Ramën”

Kujtojmë që dy ditë më parë Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, njoftoi se 212 afganët që u nisën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme drejt SHBA, kanë mbërritur atje.

Teksa shpërndan foto e tyre në Rinas, Blinken u uron atyre arritjen në Amerikë, ndërsa vlerëson kontributin e ministres Xhaçka dhe shqiptarëve, por jo qeverinë. “I lumtur të lajmëroj se 212 afganë mbërritën këtë mëngjes nga Shqipëria në SHBA, në shtëpinë e tyre të re. Për fqinjët tanë më të rinj: Ju mirëpresim dhe ju urojmë më të mirat në këtë kapitull të ri. Një falënderim i veçantë për Ministrin e Jashtëm Olta Xhaçka dhe popullit shqiptar për pritjen e mysafirëve afganë”, shkruan Blinken.

Nga RIGELS SELIMAN

Gazeta Sot