2 Shkut 2024

Piktura, e parë për herë të fundit në publik në vitin 1979, është një pikë kryesore e shtëpisë së ankandit Christie’s “Shekulli 20/21: Shitjet e mbrëmjes në Londër” që do të mbahet më 7 Mars.

“Ky është një nga shembujt më të hershëm të pikturave të Hockney-t në pishina”, tha për Reuters, Tessa Lord, një specialiste e shtëpisë së ankandit.

David Hokney

Në vitin 2018, pjesa e Hockney-t e vitit 1972 “Portreti i një artisti” u shit për 90.3 milionë Dollarë, duke vendosur një rekord në atë kohë për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një vepër të një artisti të gjallë.

“California” do të jetë pjesë e një ekspozitë turne në Paris dhe Nju Jork muajin e ardhshëm përpara se të kthehet në Londër për të dalë në ankand./tvklan.al