24 Tetor 2024

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Florian Sulejmani, dhe vlerësoi angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe AMP-së për integritet dhe profesionalizëm, teksa shton vetting-ut, hetimeve dhe inspektimeve.

Ambasada Amerikane bën me dije se, VanHorn dhe Sulejmani diskutuan përpjekjet e AMP-së për ndërveprim me komunitetin, aftësitë e saj të mbikëqyrjes dhe njësinë e saj të poligrafit, si dhe ndërveprimim me agjenci të tjera shqiptare për të rritur llogaridhënien dhe transparencën te zyrtarët e zbatimit të ligjit.

“Ata vunë në dukje rëndësinë e reagimit të AMP-së ndaj ankesave publike si një mënyrë për të forcuar besimin e publikut dhe sundimin e ligjit – thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi ICITAP-in për përkushtimin e tij për ndërtimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit brenda AMP-së, si dhe për kontributet në pajisje, IT, dhe për ekspertizën e Ekipit Këshillimor të AMP-së, i cili është i integruar në Ministrinë e Brendshme. Që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnim dhe mentorim për AMP-në përmes Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA, në mbështetje të misionit të saj për përparimin e mbikëqyrjes policore, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit”, njofton ambasada e SHBA.