10 Mars 2010

Wegovy është një medikament që prej dy vitesh ndihmon ata që kanë probleme me mbipeshën.

Ky ilaç i kompanisë Novo Nordisk është gjetje e Lotte Bjerre Knudsen, një shkencëtare daneze.

Ilaçi bën që pankreasi të lëshojë më shumë insulinë, e cila ndihmon kundër diabetit dhe kundër obezitetit.

Njerëzit që marrin këtë ilaç ndihen të ngopur më shpejt.

Zbulimi i shkencetares Knudsen e ka bërë Novo Nordisk kompaninë më të vlefshme të Evropës.

Ajo ka një kapitalizim tregu më të madh se Daimler Benz Mercedesi, Bayer, Lufthansa dhe BMË të marra së bashku.

Por për Knudsen, e cila ka folur për gazetën Der Spiegel, paratë nuk kanë ndonjë rëndësi.

“Nuk më interesojnë shumë paratë. Në 34 vjet punë, kurrë nuk kam kërkuar rritje page.

Nuk mendoj se kapitalizmi dhe paratë i bëjnë njerëzit të lumtur. Nuk kam të drejta të pronësisë intelektuale per ilacin. Ato ia kam kaluar kompanisë. Unë hoqa dorë prej tyre, me mjafton rroga …”

Dhe e dini nga çfarë shifre ka hequr dorë kjo  grua?

Novo Nordisk ka një vlerë tregu prej më shumë se 400 miliardë euro. Totali i aksioneve të saj në vlerë absolute është më i madh se produkti i brendshëm bruto i gjithe Danimarkës.

Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2023, Novo Nordisk pati një fitim operativ mbi 3 miliardë euro.

Kim Kardashian nuk lë rast pa lavdëruar kete ilac, kurse njeriu me i pasur në bote Elon Musk e rekomandon rregullisht kete ilac bashkë me atë që po njihet përherë e më shumë si agjërim me orë, ose rritje e distancës kohore mes një vakti dhe tjetrit.