27 Gusht 2024

Maçoku dhe dhelpra nuk janë bashkë vetëm në përrallën e Pinokut. Ndodh edhe në jetën reale.

Kjo video e xhiruar mbrëmë në një oborr shtëpie në Lukovë në rivierën shqiptare të befason.

Një dhelpër e vogël ka marrë kurajon të hyjë deri brenda oborrit të banesës. Dhe jo vetëm kaq. Ajo i afrohet macokut të shtëpisë për të ndarë ushqimin.

Thonë që dhelpra mund ta hajë maçokun veçanërisht kur është i vogël ose i sëmurë.

Por nga kjo video shihet krejt e kundërta. Dhelpra duket që ka frikë nga maçoku ndërsa ky as nuk luan nga ushqimi. Madje për pak sekonda e lejon dhelprën të hajë nga ushqimi i vet, por qartazi duke i “treguar vendin”.

Lefter Lagji nga Lukova oborrin e të cilit viziton dhelpra thotë për DITA se ka disa netë që ajo vjen dhe ndan ushqimin me maçokun.

E pabesueshme, por e vërtetë.

V.O. Gazeta Dita që njofton kete lajm ka të shoqëruar me shkrimin ne fjale dhe Vidion e kesaj ndodhie të pazakontë…