E papritur/ E krahasoi Edi Ramën për shembjen e Teatrit me Neronin që i vuri flakën Romës.
E papritur/ E krahasoi Edi Ramën për shembjen e Teatrit me Neronin që i vuri flakën Romës.
17 QERSHOR 2020
Albert Prenkaj, Drejtor Politik në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme të Kosovës është shkarkuar nga detyra pasi ka fyer kryeministrin Rama.
Në një shkrim në profilin e tij, Prenkaj e ka krahasuar Ramën që sipas tij shembi Teatrin Kombëtar, me Neronin që i vuri flakën Romës dhe e quan kryeministrin e Shqipërisë “autokrat” e “psiko politik”.
“Tipa të tillë autokratë ka njohur historia”, shkruan ai ndër tët tjera.
Kohë më parë një zyrtar i Kosovës është larguar nga misioni i tij në Malin e Zi pasi ka bërë një koment kundër Sali Berishes duke e quajtur atë psikopat. Prenkaj ka qenë edhe ambasadori i parë i Kosovës në Itali.
Gazeta Sot