E pështirë që Rama flet për 21 janarin”. – Vasili: Më parë bëri kryetar ata që qëlluan se sa shpalli dëshmorë viktimat!
21 janar 2021
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale e quan të pështirë faktin që Edi Rama flet ende për 21 janarin.
Ai shkruan se Edi Rama më parë bën kryetarë ata që qëlluan në 21 janar se sa të shpallë dëshmorë viktimat, ndërsa sjell në vëmendje pjesëtarin e grupit të zjarrit Agron Malaj, që u bë drejtor i OSHE dhe kryetar i PS në Mat dhe më vonë kryebashkiak të qytetit.
Postimi i plotë
Edi Rama me pare ben Kryetar ata, qe qelluan ne 21 janar se te shpalle deshmore viktimat!? Edi Rama qe me nje vit pasi erdhi ne pushtet ne vitin 2014 beri Drejtor OSHE, ne vitin 2015
Kryetar PS dhe pastaj Kryetar Bashkie Mat, Agron Malajn pjestar te grupit te zjarrit ne 21 janar dhe te shkarkuar nga Saimir Tahiri per kete arsye, Ndersa viktimat e 21 janarit i shpall Deshmore te Atdheut pas 8 vjetesh!? Dhe Edi Rama flet per 21 janarin, cfare peshtirosje!!”
Gazeta Panorama