E rrallë dhe e pazakontë, ky qytet në Itali s’ka asnjë të prekur nga Koronavirusi
E rrallë dhe e pazakontë, ky qytet në Itali s’ka asnjë të prekur nga Koronavirusi, studiuesit nisin që t’u bëjnë analizat banorëve, çfarë mund të ketë në gjakun e tyre
28 MARS 2020
Italia është vendi më i goditur nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19. Me një bilanc tragjik prej më shumë se 9200 viktima deri më tani dhe mbi 90 mijë të infektuar.
Italia duket e dorëzuar përballë kësaj pandemie. Por për habinë e të gjithëve, pikërisht në Itali është një qytet i tëri që nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus.
Bëhet fjalë për qytezën me 1 mijë banorë të Ferrera Erbognone, në provincën e Pavias që përfshihet në rajonin e Lomadrisë. Kjo qytezë që është në qendër të asaj që në fillim është konsideruar si zona e kuqe e virusit në Itali nuk ka asnjë të infektuar.
Kjo situatë aspak e zakontë i ka shtyrë studiuesit që t’u bëjnë analiza banorëve për të parë nëse në gjakun e tyre ka antikorpe që i ndihmon ata të jenë imun nga ky virus.
“Ne kemi zgjedhur të ekzaminojmë gjakun e banorëve në Ferrera Erbognone, sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Studimi i popullatës mund të na sigurojë rezultate mjaft të rëndësishme, të cilat do të ndahen me pas me virologët”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i Institutit Neurologjik në Itali.
Gazeta sot