E rrallë: – Qytetari nga Tirana pretendon se ka zbuluar një ‘gur’ që mund të jetë zbulim shumë i rëndësishëm (Foto)
13 Shkurt 2023
Një lexues i InforCulture.info përmes një mesazhi ka kërkuar ndihmën dhe përkrahjen për bërjen publike të siç pretendon ai, një “guri prehistorik”.
Emri i tij është Kreshnik Begu dhe jeton në Tiranë, por që gurin e ka gjetur/zbuluar disa kilometra larg Tiranës.
Ai thotë se ka kontaktuar të gjitha institucionet përkatëse por që deri tani ende askush nuk ka ardhur të studiojë dhe identifikojë atë gur.
Ai thotë se instituti i monumenteve nuk po i kthen përgjigje, por që ende është brenda afatit dhe pret me optimizëm përgjigjen e tyre.
Begu thotë se nuk dëshiron ta bëjë publike vendndodhjen e gurit, nga frika se dikush mund të shkojë ta marrë apo ta dëmtojë, dhe thekson faktin që guri mund të dëmtohet edhe nga reshjet atmosferike apo rreshqitjw e dheut.
Ai kërkon që autoritetet pêrkatëse të marrin masa sa më parë, pasi që sipas këndështrimit të tij mund të jetë një zbulim shumë i rëndësishëm.
Ky eshte guri qe ai ka zbuluar:
Kreshnik Begu poashtu pretendon se ka bërë edhe disa zbulime të mëparshme por që nuk janë marrë në konsideratë nga autoritetet.
Ai flet për Objektin ‘Kroi i familjes Begu’ në Petrelë, që sipas tij, pllaka ka elemente të një peme të mbushur me gjarpërinjë.
Nga: www.Trungu