E rrallë, televizionet ndërpresin transmetimin dhe bojkotojnë Kuvendin. –
E rrallë, televizionet ndërpresin transmetimin dhe bojkotojnë Kuvendin.
18/12/2019 – 10:55
Mediat kanë bojkotouar si rrallëherë seancën plenare të Kuvendit ku pritet të kalojë paketa anti-shpifje.
Të gjitha kamerat janë stacionuar te protesta e gazetarëve të cilët janë duke protestuar kundër këtij propjektligji.Teksa kreu i Grupi të PS mori fjalën, disa media nisën ta transmetonin duke menduar se do fliste për paketën por sapo u kuptua se Balla nuk kishte në plan ta diskutonte, televizionet ndërprenë transmetimin.
Pavarësisht kundërshtive, qeveria duket e vendosur për ta miratuar sot këtë paketë që bie ndesh me lirinë e medias.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/