NJOFTIM

Nga: Spiro Gjikondi.

Ne fund te viteve 60, nje shoku im nga Duresi, me tha:
-E shita radion.
– Pse?
-Me cmendi. Gjithe diten e dites: “Mara-Dungu, Dungu-Mara (muzikant)…” Me erdhen ne maje te hundes. E shita…
-Radio e mire?- e pyeta.
-C’e mire…! Orion. Pese mije lekeshe… E dhashe per gjysmen e cmimit. Shpetova.
Jam i prire te perfitoj nga pervoja ime… edhe e te tjereve. Vendosa me ne fund: E vura televizorin tim ne shitje. Televizor i mire. Grundig. 32 Inch( police). Pa vajtur asnje here te ustai. Arsyeja? Me cmendi. “Rama-Basha…Basha-Rama…” Gjithe diten, gjithe naten, njezetekater ore ne shtate ditet e javes, ne tridhjete ditet e muajit, gjithe vitin: “Basha-Rama…Rama-Basha… RTSH: Rama-Basha…News24: Basha-Rama…Top Chanel: Rama-Basha…TVKlan:Basha-Rama..ABC. Tpz, Vizion; Rama-Basha, bBasha-Rama..Ram-Bam, bam ram, bam…bam..bam..ram… U cmenda…
Per te interesuarit: 20% me lire nga cmimi i blerjes (per ta qe duan te cmenden!) , 50% me lire per ata gjysem te cmendur .Per ata, si puna ime e jap falas.
Kontakti ne FB dhe messenxher!
Respekte!