“E shndërroi PD-në në një ministri të narko-qeverisë së tij”, Sali Berisha paralajmëron fundin e keq për kryeministrin Rama

5 NËNTOR 2021

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur sot në qytetin e Lushnjes.

Sali Berisha theksoi se narko-shteti jo vetëm ka vjedhur votat dhe ka larguar shqiptarët, por edhe e ka shndërruar PD-në në një ministri të qeverisë së Ramës.

“Kohërat janë kritike, por secili prej jush po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të re në historinë e vendit dhe të demokracisë tonë. Nga një sistem demokratik, në vendin tonë u krijuar një diktaturë e bazuar në krim, korrupsion dhe drogë. Një diktaturë që bazohet në vjedhjen e votës dhe në largimin e shqiptarëve.

Ky narko-shtet jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj, por ia doli që në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtetet dhe të shndërrojë PD-në, partinë që përmbysi komunizmin, në një ministri të narko-qeverisë së Edi Ramës. Ne jemi këtu për tu zbatuar se këtë gjë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashku me këtë do të përmbysim Edi Ramën”, tha Berisha për Ora News.