“E them edhe 100 herë, nuk trembem fare”, Neritan Ceka me deklaratë të fortë: OSBE të ikë një orë e më pare. –
“E them edhe 100 herë, nuk trembem fare”, Neritan Ceka me deklaratë të fortë: OSBE të ikë një orë e më pare. –
22 qershor 2019
Ish-Ministër i i Brendshëm, ish-ambasadori dhe politikani Neritan Ceka ka dale me nje deklarate te forte, teksa ka kerkuar qe OSBE te largohet nga Shqiperia nje ore e me pare, pasi sipas tij, ajo eshte “pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave”.
Deklaraten, Ceka e ka bere gjate emisionit “360 Gradë” në Tv Ora, ku mes te tjerash theksoi:
“Kemi të gjithë ndërkombëtarët të aktivizuar, një pjesë e tyre i hedhin ujë zjarrit, nuk shohin që ka një dekret presidenti, që ka një vendim të paligjshëm të kQZ për vazhdimin e zgjedhje, por del përfaqësuesi, ai që quhet gjoja Ambasadori i OSBE-së dhe thotë “Mos pengoni zgjedhjet!’ Ore, si nuk ka pyetur, ky Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka çuar ndodnjë shkresë se si do të vazhdoijë?! Nuk ka çuar…Po ti ke dekret të botuar dhe mungesën e një…po si mund të veprojë Policia?! Ky nuk handikap! Kjo është pjesëmarrje në krim! Kjo është pjesëmarrje në krim dhe OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të gjithë këtij aparati kriminal. E them edhe 100 herë. Nuk trembem fare se e kam thënë edhe kur isha kryetar i Kuvendit: Të ikë OSBE-ja një orë e më parë nga Shqipëria, është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave, për interesat e tyre! Është pjesëmarrëse! Borchard është pjesëmarrës! Nuk merrem fare me emra!
Gazeta Panorama