E trishtë! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

11 SHKURT 2021

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, gazetari shqiptar nga Kosova, Bedri Sadiku.

Vitet e fundit deri sa vdiq, ai ishte gazetar i të përditshmës ‘Rilindja’. Më herët, Sadiku ka punuar në këtë gazetë si korrespodent nga Gjilani, Tirana dhe Shkupi.

Ai ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni. Evidentoi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, madje disa herë u ndalua dhe arrestua nga policia.

Bedri Sadiku, lindi në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Bedriu la pas bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza.

Gazeta Shqip