E trishtë/ Prej 3 ditësh kishte dalë pozitive me COVID-19, ndërron jetë mjekja 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve
E trishtë/ Prej 3 ditësh kishte dalë pozitive me COVID-19, ndërron jetë mjekja 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve
30 NËNTOR 2020
Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e mjekësisë. Pas një sulmi ne zemër ka ndërruar jetë dje mjekja 40-vjeçare në Turqi, Ferdane Bilgi, e cila rezultoi edhe pozitive nga testi i Covid-19 prej datës 27 nëntor.
Bilgin ishte pjesë e stafit administrativ në qendrën e Spitaleve Publike të Drejtorisë Shëndetësore Hatay, e cila ishte e martuar me dy fëmijë.
Drejtori i Shëndetësisë në Hatay Dr. Mustafa Hambolat, në postimin e tij në mediat sociale, shprehu ngushëllimet për të afërmit e mjekes dhe stafit shëndetësor
“Ferdane Bilgin, një nga anetaret e personelit të Drejtorisë Shëndetësore Krahinore të Hatay, Presidenca e Spitaleve Publike, ka ndërruar jetë. Mëshira e Zotit qoftë për të ndjerën dhe uroj ngushëllime për të dashurit, familjen e saj dhe komunitetin tonë shëndetësor “, -tha Hambolat.
Gazeta Sot