E turpshme! Asnjë masë për policin, kallëzim penal për gruan shtatzanë që u godit me grushta

16:42, 01/08/2019

Një ditë pas incidentit të rëndë ku një polic bashkiak i Erion Veliajt qëlloi një grua shtatzënë me grusht, nga autoritetet shtetërore jo vetëm që nuk ka patur asnjë reagim, por për më tepër ka kallëzuar penalisht gruan në fjalë.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për gruan shtatëzënë për kundërshtim të punonjësit të policisë në detyrë, raporton Syri.net.

Nga ana tjetër nuk ka as edhe një masë disiplinore ndaj ‘banditit’ me uniforme.

 

Videoja e publikuar ditën e djeshme solli reagime të shumta nga qytetarët, të cilët të irrituar kërkonin ndëshkimin e policit bashkiak.

Por mesa duket, policit nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë…

/Syri.net