E vendosi në kuzhinë, nuk e dinte që kushtonte 6 milionë euro (FOTO)

mapo.al

Një kryevepër e humbur e piktorit të shekullit të 13-të, Cimabue, është gjetur në një kuzhinë afër Parisit. “Christ Mocked” pritet të dalë në ankand dhe mendohet të shitet për 6 milionë euro.

Vepra e rrallë e artit mbahej nga një grua e moshuar franceze nga qyteti i Compiegne. Ajo mendonte se bëhej fjalë për një ikonë fetare greke dhe e kishte varur në kuzhinën e saj. Por gruaja nuk e dinte që piktura me përmasa 25.8 x 20.3 cm kishte shumë vlerë.

Bëhej fjalë për pikturën e artistit të madh italian, Cimabue, i cili konsiderohet “babai” i pikturës. Në botë janë 11 piktura të tij, të gjitha të rralla.